BallinaAktualitet“Nuk mund të flas”, Erdgys Arrazi i tronditur pasi mori vesh për...

“Nuk mund të flas”, Erdgys Arrazi i tronditur pasi mori vesh për vdekjen e djalit

spot_img
spot_img

I tronditur u shfaq në gjykatë 31-vjeçari Erdgys Arrazi, i arrestuar si shkaktari i vetëvrasjes së gruas dhe fëmijëve të tij. Pasi mori vesh se kishte ndërruar jetë edhe djali 3-vjeçar, nuk pranoi të fliste para togave të zeza.

Erdgys Arrazi: Nuk mund të flas! Jam dakord me deklarimet e avokatit dhe mund të flas në një moment tjetër.

Ndërkohë avokati mbrojtës, Blerim Bazhdari kërkoi lirimin e Erdgys Arrazit pasi sipas tij nuk ka asnjë provë që vërteton dhunën në familje që pretendon Policia, Prokuroria apo edhe motra e viktimës. Pala mbrojtëse paraqiti një prej recetave mjekësore të Alma Arrazit që sipas avokatit vërteton se 39 vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pavarësisht këtyre pretendimeve të avokatit, togat e zeza e lanë në fuqi masën “arrest në burg” për 31 vjeçarin. Ky i fundit u arrestua të dielën pas deklarimeve në polici të kunatës së tij se ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gruas dhe 3 fëmijëve.

Çifti Arrazi prej kohësh kishin patur debate, ndërsa kohet e fundit Alma Arrazi kishte marrë vesh se burri e tradhtonte. Kjo e ka rënduar edhe më shumë gjendjen e saj psikologjike. Çifti kishin 10 vite të martuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular