BallinaSportVIDEO/ Dortmund “përqafon” finalen e Champions, eliminon Mbappe me shokë, PSG provo...

VIDEO/ Dortmund “përqafon” finalen e Champions, eliminon Mbappe me shokë, PSG provo përsëri

spot_img
spot_img

Dortmund është kualifikuar për në finalen e madhe të UEFA Champions League, për herë të parë që nga viti 2013. Gjermanët, pasi fituan 1-0 në ndeshjen e parë ndaj PSG, triumfuan 0-1 edhe në Paris në sfidën e kthimit. Ashtu siç pritej, vendasit e nisën ndeshjen në ofensivë, duke ushtruar presion konstant në portën e mbrojtur nga Kobel. Rasti i parë serioz erdhi që në minutën e 7-të, atëherë kur provoi Kylian Mbappe, por pa rezultat.

Verdhezinjtë tentuan me anë të kundërsulmeve dhe  disa herë, u treguan mjaft të rrezikshëm në zonën kundërshtare. Në minutën e 13-të, Ramos shkaktoi drithërima në stadium me goditjen e tij, por vetëm kaq, sfera nuk gjeti portën.

Pas gjysmë ore lojë, të besuarit e Luis Enriques nuk finalizuan si duhet një aksion me shumë pasime, nga fare pranë portës nuk u tregua i saktë Dembele. Ekipi i Terzic befasoi PSG-në në fillimin e pjesës së dytë, Hummels realizoi gol në të 50-tën.

Dortmund mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, për të shkuar kështu në finale, aty ku do përballet me fituesin e Real Madrid-Bayern. Në krahun tjetër, te PSG duhet të presin përsëri, pasi as ky vit nuk rezultoi i duhuri për të arritur lavdinë.

(VIDEO)

(VIDEO)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular