Real Madrid është kualifikuar për në finalen e madhe të Champions League, pasi eliminoi Bayern Munchen. Pas barazimit 2-2 në ndeshjen e parë, Los Blancos ia dolën sonte të triumfojnë 2-1 në “Bernabeu”, me një përmbysje dramatike.
Madrilenët e filluan ndeshjen në sulm dhe “flirtuan” me golin e epërsisë në minutën e gjashtë me anë të Rodrygos. Ekipi i Ancelottit pati shansin e artë për të kaluar në avantazh në të 13-tën, shtylla ndali Vinicius. Në të 28-tën, Kane tentoi nga distanca, duke vendosur në provë Lunin.
Ekipi i Tuchel festoi në të 68-tën minutë, pas një eurogoli të Alphonso Davies. Asgjë nuk kishte mbaruar, pasi Reali përmbysi gjithçka me dopietën e Joselu. Në finalen e madhe, përballë do të jetë Dortmund