BallinaAktualitetKreu transplantin e zemrës në Angli te një paciente, mjeku shqiptar: Operacione...

Kreu transplantin e zemrës në Angli te një paciente, mjeku shqiptar: Operacione të tilla tepër të rralla

spot_img
spot_img

Mjeku shqiptar në Angli Kristo Papa ka ndarë në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH disa nga sfidat e tij më të vështira si kardiokirurg në Lodër. Pas një karriere të gjatë në Itali, tashmë mjeku Papa ndodhet në një nga spitalet më të mira në Botë, Spitali Mbretëror në Londër, ku zhvillohet edhe operacione tepër të rralla.

Një nga operacionet e rralla ishte transplanti i zemrës gjatë kohës së pandemisë, ku pacientja ishte edhe me COVID-19, por që ekipi mjekësor e vijoi punën dhe sot ajo gëzon shëndet të plotë.

“Ardhja ime në Londër ka qenë një sfidë e jashtëzakonshme pas shumë vitesh punë në Itali, por këtu kam marrë një ekspertizë shumë më të madhe. Jam në një nga spitalet më të mira në botë dhe aty bëjmë operacione më të vështira. Sa herë që kam mundësi të ndihmojë shqiptarë më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme.  Një nga rastet më të vështira dhe në periudhën e pandemisë ka qenë një paciente që ka bërë një transplant të zemrës edhe pse ishte pozitive me COVID-19. I gjithë ekipi e vijoi punën dhe ishte mjaft i vështirë. Kjo ka qenë një nga sfidat më të mëdha, ishte i vështirë pacientja pati përmirësim dhe arritëm që ta shpëtonin dhe sot pacientja gëzon shëndet”, tha ai.

Lidhur me mjekësinë në Shqipëri, mjeku Papa tha se mjekët e diasporës dhe ata në Shqipëri duhet të krijojnë një platformë bashkëpunimi për krijimin e standarde themelore të shërbimeve të kardiologjisë dhe kardiokirugjisë 2024.  Duke shfrytëzua profesionin humanitar të mjekut, Papa ofron shërbime falas në kohën e lirë për shqiptarët e moshuar në Angli dhe ekzaminime falas në klinikë për zemrën. /rtsh.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular