19 vjet më parë, ata i thanë “PO” njëri-tjetrit, ndaj dhe dita e sotme është e veçantë për kreun e PD-së Lulzim Basha dhe bashkëshorten e tij, Aurelën.
Ata festojnë përvjetorin e martesës dhe në këtë ditë të veçantë për çiftin.
Këtë përvjetor Aurela ka vendosur të publikojë një foto që nuk e kemi parë më parë.
Çifti i sapomartuar shfaqen në makinë dhe lumturia u lexohet lehtë në sy.
Ceremonia e martesës së tyre është zhvilluar në bashkinë e Tiranës, disa vite para se Lulzim Basha të merrte drejtimin.
Nga martesa e tyre kanë lindur dy vajza, të cilat kryedemokrati është ruajtur që t’i ketë sa më larg vëmendjes së mediave. Por të shoqen ai e përmend shpesh.