BallinaAktualitetPresidenti Meta poston “Foton e jetës”: Shqipëria e para

Presidenti Meta poston “Foton e jetës”: Shqipëria e para

spot_img
spot_img

Presidenti i Republikës Ilir Meta i ka dërguar një mesazh të qartë dhe mjaft domethënës qytetarëve shqiptarë duke publikuar një foto me një shënim të shkurtër:

“Foto e jetës sime. Shqipëria e para!” – shkruan Meta. Kësisoj, ai iu ka kujtuar shqiptarëve ditën kur ai u betua se “Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.”

Ky mesazh i Metës ka ardhur në një kohë kur Parlamenti, pasditen e 8 korrikut 2019, vendosi ngritjen e komisioni hetimor, bazuar në kërkesën e një grupi deputetësh, për shkarkimin nga detyra të Presidentit Ilir Meta. Këta deputetë kishin bindjen se dekreti i Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve vendore, ishte në kundërshtim me parimet kushtetuese të një Republike Parlamentare.

Vendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të kryera nga ana e Presidentit të Republikës së Shqipërisë…” u miratua me 101 vota pro, 6 kundër dhe 3 abstenim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular