Atalanta është kualifikuar për në finalen e madhe të Europa League. Bergamaskët, pas barazimit 1-1 me Marseille në ndeshjen e parë, në aktin e kthimit triumfuan 3-0. Lookman realizoi golin e parë në minutën e 30-të, ndërsa Ruggeri shënoi të dytin në minutën e 52-të. I 3t-i, mban firmën e Toure. Në këtë takim titullar ishte edhe Berat Gjimshiti për italianët, duke zhvilluar një lojë mjaft të mirë.
Një biletë për në finale preu edhe Leverkusen. “Aspirinat”, pas suksesit 2-0 në ndeshjen e parë, u mjaftuan me barazim 2-2 ndaj Romës. Dopieta e Paredes ndezi shpreson e ekipit të De Rossit, por vetëm përkohësisht, pasi autogoli i Mancinit dhe goli i Stanisic vulosën një herë e mirë fatin e këtij takimi. Finalja e Europa League, Atalanta-Leverkusen do të luhet me 22 maj.
Në Conference League, Olympiacos eliminoi Aston Villan me rezultatin e përgjithshëm 6-2. Në finale, grekët gjejnë Firorentinën.
EUROPA LEAGUE:
Atalanta 3-0 Marseille
Leverkusen 2-2 Roma
Conference League:
Olympiacos 1-0 Aston Villa