Nga Besnik Jaku
Sekretar për Diasporën në Partinë e Lirisë!
Një analizë për takimin e Ramës në Athinë.
Me diasporen, emigracionin, apo me administratën dhe strukturat e PS të eksportuara në Athinë?!?
Në pamjen e parë nuk ka asgjë të keqe, por po ta analizosh është një deshtim, demagogji, dobësi, e frikë totale e Rames për zgjedhjet e arrdhshme të përgjithshme.
E para, e gjithë administrata qendrore e lokale prej më shumë se tre muajsh janë nën një presion total për këtë aktivitet. Të gjithë kanë qenë të detyruar të raportojnë me lista e numra kontakti familjarët e të afermit e tyre në athinë e qytetet e aferta.
Fillimisht duhet të kontaktonin vetë dhe në formë nderi të ju kërkohet pjesmarrja në këtë takim, dhe më pas strukturat rilindase me buxhet të pa limituar do i kontaktonin në mënyrë të organizuar, por edhe kjo nuk mjaftonte.
U njoftuan të gjitha administratat lokale të qeverisë dhe të Bashkive Gjirokastër, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Përmet,
Korçë, Devoll, Pogradec, Elbasan, Librazhd, Gramsh, gjithashtu edhe të gjitha strukturat e PS.
Por edhe të gjitha nivelet drejtues nga e gjithë shqipëria që mundësisht të jenë në athinë që të premtën për të marreë pjesë në takimin e “Skenderbeut të Elisës”.
U thirren këngetarë e grupe muzikore sa më të preferuara që të atraktojë njerzit për pjesmarrje.
Folen Rama dhe Elisa, dhe po të analizojmë kostot e këtije takimi janë marramendëse, ndërsa benefitet janë zero.
Nëse kjo qeveri do të kishte minimumin e përgjegjshmërisë për bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Greqi, duhej e do bënte minimumin e detyrës duke shtuar sportelet në doganen tonë e atë greke, për krishtelindje, për vitin e ri, për pashkë, në sezonin verorë etj, që të mos torturohen në rradhë me dhjetra orë.
Por i gjithë ky angazhim shpenzim e propogandë ka vetëm një emër frikën e Ramës për humbjen e mbështetjes totale nga shqiptarët brënda e jashtë vendit por edhe nga partnerët tanë.
Kryeministrat shqiptarë duhej dhe duhet të jenë prezent në diasporë dhe emigracion me bashkëpunimin e politikave bilaterale, me qeveritë e ndryshme për të ju arrdhur në ndihmë bashkatdhetarëve tanë atje ku jetojnë.
Por mbi të gjitha duhet ta bëjnë shqipërinë të jetueshme e të begatë për të mos u larguar qytetarët shqiptarët më shumë se nga vendët që janë në luftë.
Por edhe që diaspora dhe emigracioni ynë të kthehet në vendlindje me idetë, eksperiencën dhe kapitalin e tyre njerëzor e financiar.
Të gjithë duhet të mendojmë e punojmë për këtë qellim e jo për shou demagogjik pa asnjë lloj përfitimi.
Unë jam shpresë plotë që Partia e Lirisë me programin e saj me 5 prioritetet për 4 milion shqiptarë plus do e bëj të mundur këtë.
Të gjithë sëbashku duhet dhe mund të bëjmë më të miren për vendin e për bashkatdhetarët tanë kudo që ndodhen.