BallinaPolitikeDemokratët e Kukësit nuk kanë nevojë për fjalime të bukura!/Nga Gëzim Gjana

Demokratët e Kukësit nuk kanë nevojë për fjalime të bukura!/Nga Gëzim Gjana

spot_img
spot_img

Nga Gezim Gjana

Që kur është themeluar Partia Demokratike, Dega Kukës, më 5 janar 1991 e deri më sot, demokratët e Kukësit kanë sfiduar çdo lloj presioni të komunistëve, të shndërruar në socialistë dhe më vonë të maskuar si “rilindje”.

Demokratët e Kukësit kanë mbështetur, votuar dhe punuar fort, duke nxjerrë fitues çdo kandidaturë të ardhur nga Selia Qendrore e PD-së qoftë për zgjedhjet e përgjithshme apo lokale, edhe kur kadidati ka qenë jashtë dëshirës së anëtarësisë. Për këtë, ka mjaftuar fryma dhe mesazhi i bashkimit i përcjellë nga drejtuesit kryesor të PD-së në qendër, as nuk janë zhvilluar primare dhe as nuk janë përzgjedhur kandidatët nga baza.

PD ka fituar në Qarkun e Kukësit 3-1 në vitin 2009, ka fituar 3-1 në vitin 2013, ka fituar në vitin 2017 dhe ka fituar me më shumë se 5000 vota në vitin 2021.

PD ka fituar Bashkinë e Kukësit në 2007, në 2011 dhe fitorja ishte më e thellë në 2015 me më shumë se 3000 vota, pasi në ato zgjedhje demokratët e Kukësit kishin përballë të gjithë të majtën PS+LSI(bashkë), që siç thoshte i ndjeri Sokol Olldashi, me aleancën e 1 prillit 2013 ata kanë rikrijuar partinë komuniste. Gjithashtu, në zgjedhjet lokale të 2015 PD Kukës kishte përballë të gjithë pushtetin qendror dhe vendor sepse kishte kundër edhe administratën e Bashkisë Kukës, e megjithatë kandidatë i PD-së arriti të fitojë me rezultat të thellë. Kjo, fal punës dhe kontributit të çdo anëtari, simpatizanti dhe mbështetësi të së djathtës në përgjithësi.

Asnjë demokrat nuk është i tepërt, aq më pak drejtuesit dhe ish-drejtuesit që e kanë drejtuar Degën e PD-së Kukës në vitet më të vështira 1997 e në vazhdim, kur ajo ka qenë në opozitë.

Në këtë këtë drejtim, të bashkimit të demokratëve do të përmend vetëm një rast nga zgjedhjet e vitit 2015, ishim në takimin elektoral në Njësinë Administrative Arrën, i moshuari Baftjar Peca që ishte mbi 70 vjeç kishte udhëtuar në këmbë për më shumë se një orë, nga fshtati i tij Mollë për të ardhur e marrë pjesë në takimin elektoral të kadidatit të PD-së që u zhvillua në qendër të asaj njësie administrative.

Prandaj, kur demokratët e Kukësit janë të bashkuar, ata bëhen si “uragan” dhe nuk ka kandidat të “rilindjes” që t’i mundë sado i mirë e i fortë të jetë. Kukësin nuk e lidh asgjë me të majtën dhe me “rilindjen” e Edi Ramën. Qarku i Kukësit është më i diskriminuari në Shqipëri, për investime, zvillim ekonomik, punësim dhe banorët e tij janë të vetmit në Republikën e Shqipërisë që paguajnë taksë për të shkuar në Tiranë, të cilën e vuri në Rrugën e Kombit ky Kryeministër me oligarkët e tij.

Duke e mbyllur, përgjegjësia kryesore e bashkimit të demokratëve bie mbi ata që kanë marrë disa mandate në Kukës!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular