Pas përfundimit me sukses të panairit dy ditor “Kamza lexon” 2024, edicioni i III-të, përkatësisht në datat 10-11 maj, sot më 15 maj ora 19:00, tek tek Coli’s Event, rruga “Donald Trump” bashkia Kamëz, do të kurorëzohen fituesit e 5 çmimeve letrare.
Juria e panairit të tretë të librit “Kamza lexon” 2024 e përbërë nga Prof.As.Dr. Ernestina Gjergji Halili, poete studiuese, Arben Çejku studiues, publicistë dhe diplomat si dhe shkrimtari Liridon Mulaj kanë nisur punën prej një muaj e gjysëm për seleksionimin dhe vlerësimin e çmimeve fituese.
Interesi për të ditur fituesit e edicioni është i lartë dhe sonte pritet pjesëmarrja e konsiderueshme sa i përket shkrimtarëve, studiuesve, përkthyesve, shtëpive botuese etj.
Ky takim do të ketë prezentë dhe median e cila do të transmetojë çdo detaj nga mbyllja zyrtare e kësaj feste, një qytet vital ku libri gjen strehë në shtëpitë e banorëve të Kamzës, gjë që u konstatua dhe nga pjesëmarrja e tyre në ditët e panairit.
Duhet theksuar fakti që si ceremonia e sotme e shpalljes se çmimeve, por edhe panairi “Kamza lexon” organizuar në sheshin “Nënë Tereza” Kamëz, mundësohen fal kujdesit të veçantë dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë të kryebashkiakut Rakip Suli duke qenë i pakursyer për të tilla aktivitete.
“Kamza lexon”, tashmë në qytet konsiderohet si festa ose dasma e librit dhe është kthyer tashmë në traditë. Për nga interesi i shtëpive botuese dhe personaliteteve të letrave është certifikuar tashmë si i një përmasë kombëtare. m.h