Kryeministri sllovak Robert Fico është qëlluar dhe plagosur, sipas raporteve të mediave lokale. Fico u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, thonë raportet.
Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.
Udhëheqësi sllovak është dërguar në spital dhe autori i dyshuar është ndaluar nga policia.
Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislava.
Një video tregoi disa policë dhe forca sigurie që nxitonin për të arrestuar të dyshuarin.
Në reagimin e saj fillestar ndaj të shtënave, presidentja në largim e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t’u rikuperuar.
Fico u kthye në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve shtatorin e kaluar, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.