Trajneri i përfaqësueses së Francës, Didier Deshamp, ka bërë publike sot listën e lojtarëve që do të grumbullojë për Euro 2024. Dhe si zakonisht, ai nuk ka publikuar një listë paraprake, por 25 emrat që ka zgjedhur që të marrin pjesë në Europian, edhe pse mund të çonte numrin në 26.
Sigurisht në listë janë emrat e zakonshëm të cilët prej kohësh grumbullohen nga tekniku, por edhe një surprizë që nuk e priste askush. Deshamp ka vendosur të grumbullojë për këtë turne edhe mesfushorin N’Golo Kante, i cili luan në Arabinë Saudite dhe ka qenë shumë larg formës që e ktheu atë për vite me radhë në një nga mesfushorët më të mirë në qarkullim.
Megjithatë, tekniku duket se i beson atij verbërisht dhe për këtë arsye e ka përfshirë në listën e skuadrës e cila vazhdon të shihet nga të gjithë si një prej favoriteve kryesore për fitoren e trofeut.
LISTA E FRANCËS
PORTIERË: Alfons Areola (Uest Hem), Majk Menja (Milan), Bris Samba (Lens)
MBROJTËS: Xhonatan Klaus (O. Marsejë), Teo Hernandez (Milan), Ibrahima Konate (Liverpul), Zhyl Kunde (Barcelona), Ferland Mendi (Real Madrid), Benzhame Pavar (Inter), Uilliam Saliba (Arsenal), Dajot Upamekano (Bajern Mynih)
MESFUSHORË: Eduardo Kamavinga (Real Madrid), Jusef Fofana (Monako), Antuan Grizman (Atletiko Madrid), N’Golo Kante (Al-Itihad), Adrien Rabio (Juventus), Aurelie Tçuameni (Real Madrid), Uarren Zaïr-Emeri (PSG)
SULMUES: Bredli Barkola (PSG), Kingslei Koman (Bajern Mynih), Usman Dembele (PSG), Olivie Zhiru (Milan), Randal Kolo Muani (PSG), Kilian Mbape (PSG), Markus Turam (Inter).
PANORAMASPORT.AL