Një 40-vjeçare shqiptare ka mbetur sot viktimë nga dora e burrit të saj, Eduart Denaj, me të cilin kohët e fundit kanë pasur shumë debate dhe sherre të ashpra.
Këto pamje të siguruara nga korrespondenti i Top Channel në Greqi, Artur Bibe, tregojnë sherrin e ndodhur mes tyre më 7 maj, ditën kur Enkelejda Danaj e ka denoncuar për herë të fundit në polici.
Në video dëgjohet mes të tjerash gruaja që i thotë “largohu, mbaroi”. Çifti i dy fëmijëve adoleshentë, prej asaj ditë jetonin në dy shtëpi të ndryshme, por afër njëri-tjetrin.
Ndërkohë që sot, Eduart Denaj i ka zënë pritë të shoqes dhe e ka masakruar për vdekje me thikë. Pak orë pas ngjarjes që tronditi banorët në zonën e Menidhit në Athinë, autori është vënë në pranga.