Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shumë se 3 orësh marrjen në pyetje.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Engjëll Agaçi u shpreh se u thirr për inceneratorin e Tiranës.
“U thirra për inceneratorin e Tiranës. Ky nuk duhet të përbëjë një lajm, të gjithë duhet të jemi në dispozicion dhe funksion të organeve të drejtësisë”, u shpreh sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.
Kjo është hera e dytë që Engjëll Agaçi merret në pyetje në lidhje me aferën e inceneratorëve.
Fillimisht është pyetur për inceneratorit e Elbasanit, ndërsa ditën e sotme është pyetur në kuadër të hetimit të SPAK po kryen për inceneratorin e Tiranës.
Engjëll Agaçi ka dhënë shpjegime për 17 vendime që ka futur për shqyrtim në Këshillin e Ministrave brenda një kohe të shkurt, raporton gazetarja Klodina Lala
Ai ka treguar se si këto projektvendime janë futur për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar.