BallinaPolitikeBujar Leskaj: Politikë skandaloze pensionesh dhe sociale, me mungesën e përcaktimit zyrtar...

Bujar Leskaj: Politikë skandaloze pensionesh dhe sociale, me mungesën e përcaktimit zyrtar të Minimumit Jetik

Nga Bujar Leskaj
Politikë skandaloze pensionesh dhe sociale, me mungesën e përcaktimit zyrtar të Minimumit Jetik

Kam dy vite rradhazi, që në Kuvend paraqes propozimin për amendimin e Ligjit Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe Ligjeve të Buxhetit të Shtetit për vitet 2023 dhe 2024, në pjesën e Sigurimeve Shoqërore, duke shtuar përcaktimin zyrtar të Minimumit Jetik, si më poshtë:

“Brenda gjashtëmujorit të parë të vitit në vijim, qeveria të përcaktojë Minimumin Jetik Zyrtar, në bazë të studimeve dhe anketave të deritanishme, të kryera nga Instituti i Statistikave. Duke filluar nga korriku i vitit në vijim, gjatë gjithë gjashtëmujorit të dytë dhe për buxhetet e viteve të tjera, pagesat për personat me aftësi të kufizuar dhe për familjet në skemën e asistencës sociale, të indeksohen (plotësohen), deri në respektimin e Minimumit Jetik Zyrtar”.

Vakuumi normativ i përcaktimit të minimumit jetik zyrtar duhet të përfundojë sa më parë, në mënyrë që të vendoset një standard normativ, me efekte të drejtpërdrejta në politikat e sigurimeve shoqërore, ato sociale dhe ekonomike te vendit, si dhe t’u ofrohen garancitë qytetarëve, në drejtim të sigurimit të mjeteve të tyre të domosdoshme dhe dinjitoze të jetesës.

Është e pafalshme për një vend si Shqipëria, i cili ka filluar bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që të mos e përafrojë legjislacionin e vet në fushën e mbrojtjes ekonomike dhe sociale të qytetarëve, me standardin e Minimumit Jetik të Bashkimit Evropian, pasi seicili Shtet Anëtar i BE-së e ka në ligj përcaktimin e Minimumit Jetik Zyrtar të vendit.

Për ne, integrimi evropian, si paradigmë e vetmja dhe e patjetërsueshme zhvillimi, duhet të jetë një koncept i kristalizuar në politikën tonë dhe në korpusin tonë legjislativ. Minimumi Jetik Zyrtar duhet të përbëjë një shtyllë dhe pjesë thelbësore të zhvillimit ekonomik, social e shoqëror në tërësi.

Ngre pyetjen: ku janë planet tona për garantimin qytetarëve tanë, në rradhë parë pensionistëve tanë dhe atyre nën asistencë sociale, të një jetese dinjitoze, në respekt të parimeve të zhvillimit shoqëror të Bashkimit Evropian, me të cilin po bisedojmë që të anëtarësohemi?

Përcaktimi i Minimumit Jetik Zyrtar është një detyrë kushtetuese! Nga analiza e legjislacionit shqiptar në tërësi, rezulton se minimumi jetik është një normë ligjore, e cila buron nga të drejtat kushtetuese të qytetarëve tanë.

Vakumi ligjor i përcaktimit të Minimumit Jetik duhet të përfundojë sa më parë, në mënyrë që të vendoset një standard normativ, me efekte të drejtpërdrejta në politikat sociale dhe ekonomike, si dhe të sigurohen garancitë e qytetarëve në drejtim të sigurimit të mjeteve të tyre të jetesës. Mungesa e përkufizimit të minimumit jetik zyrtar në legjislacionin për mbrojtjen sociale, ndikon negativisht në hartimin e politikave të përshtatshme dhe të mjaftueshme për mbrojtjen sociale, si dhe në masën e duhur të pensioneve në fshat dhe qytet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular