BallinaPolitikeINTERVISTA/"Rënia e popullsisë", kreu i PAA, Agron Duka: , zgjidhja nuk është...

INTERVISTA/”Rënia e popullsisë”, kreu i PAA, Agron Duka: , zgjidhja nuk është zëvendësimi me aziatikë

spot_img

Kreu i Partisë Agreare Ambientaliste, Agron Duka ka komentuar të dhënat e fundit të INSTAT dhe pasojat që ato kanë dhënë në ekonomi dhe politikë.

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë. Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se në 3-mujorin e parë të vitit 2024 numri i lindjeve ishte 5,056, duke shënuar një rënie me 6,8%, krahasuar me tremujorin e parë 2023. Shtesa natyrore e popullsisë, në tremujorin e parë 2024 regjistron 481 vdekje më shumë se sa lindje. Ndërsa ekspozohet ky problem i madh, mbetet ende pa përgjigje pyetja se si, dhe me çfarë mjetesh mund të frenohet rënia e popullisë. Agron Duka, kryetari i Partisë Agreare Ambientaliste të Shqipërisë e shikon fenomenin si dramatik në aspektin ekonomik, social dhe politik.

Z.Duka, çfarë do të thotë një rënie e tillë e popullisë dhe plakja e saj?

Nuk është thjeshtë çështje statistikash. Ikja e të rinjve dhe plakja e popullisë do të thotë më pak njerëz aktivë, pra më pak krahë pune. Fabrikat kërkojnë punëtorë, restorantet dhe kafenetë kërkojnë punëtorë, kompanitë e ndërtimit kërkojnë punëtorë, fermat kërkojnë punëtorë. I gjithë tregu i punës është në vështirësi për punëtorë.

Ju zhvilloni shpesh takime në zonat rurale me fermerë. Sa është i ndjeshëm ky fenomen në fshatra?

Ka fshatra që thuajse janë boshatisur, ose kanë mbetur vetëm të moshuar nëpër shtëpi. Mund të shikoni fshatra të bukur, me vila, dhe mund të mendoni se ky është tregues i mirëqënies, por në shumë prej atyre shtëpive, të ndërtuara me para emigrimi, nuk ka njerëz brenda. Fshatrat janë në zbrazje të pandalshme.

Por nuk është vetëm tregu i punës pasoja ekonomike e largimit të qytetarëve, apo jo?

Padyshim. Kjo është ana më e dukshme, por ikja e të rinjve do të thotë më pak konsum produktesh. Sepse të rinjtë konsumojnë më shumë ushqim, pije, veshmbathje, argëtim etj etj. Një shoqëri në plakje do të thotë rënie e konsumit dhe kjo ndikon drejtëpërdrejtë në fitimet e kompanive dhe në të ardhurat e shtetit.

Po pasoja politike a ka ky fenomen?

Padyshim që ka. Në Shqipëri e vendos vota e pensionistëve se kush do të qeverisë. Sepse ata janë mbi 50 % e votuesve. Me gjithë respektin për këtë gjenerate, kjo shtresë e popullsisë është pa shumë pretendime ekonomime dhe politike. Ata nuk reagojnë, nuk protestojnë, ndaj dhe qeveria ka zgjedhur ta manipulojë duke i ofruar nga një shpërblim qesharak dy javë para zgjedhjeve, me një fjalë duka ua blerë votën.

Si mund të ndalet, pasi të konstatosh është e thjeshtë?

Padyshim që ndryshimi i kësaj rrjedhe historike është shumë i vështirë. Por më e keqja është se nuk po shikojmë asnjë angazhim. Njerëzit braktisin fshatrat sepse nuk ka rrugë, nuk ka shkolla, nuk ka shërbim shëndetësor. Qeveria nuk bën asgjë për ti motivuar të qëndrojnë aty ku janë, të punojnë tokën dhe të shesin prodhimet. Paratë e subvencioneve, në vend që të shkojnë tek fermerët shkuan për të bërë vila vetë zyrtarët dhe shërbëtorët e tyre. Por njerëzit nuk ikin vetëm për bukë tani. Ata kërkojnë shërbim shëndetësor më të  irë, kërkojnë shkolla më të mira, kërkojnë një mjedis social, ekonomik e kulturor më të mirë. Të gjitha këto janë në regres, që do të thotë se njerëzit sikur shtyhen të ikin në vendi i tyre.

A mund të ketë ndonjë strategji për këtë çështje?

Popullisa as shtohet e as frenohet të ikë me vendime qeverie e parlamenti. Nuk mund tu thuash njerëzve të lindin më shumë fëmijë. Njerëzit duhet të motivohen për tu ndjerë mirë që të jetojnë dhe punojnë në vendin e tyre. Fshatari duhet të ketë rrugën, shkollën, qendrën shëndetësore. Duhet të mbjellë, të shesë prodhimin dhe ta shndërrojë në para djersën e tij. Në qytet njerëzit duhet të ketë mjediset ku të rrisin fëmijët, ti edukojnë, ti argëtojnë. Si mund të ndjehen mirë njerëzit ne qytete ku s’ka as trotuare për të ecur e jo më hapësira argëtimi? Duhet të përmirësohen shërbimet, të funskionojë drejtësia dhe shteti…

Janë këto dhe një mori faktorësh të tjerë që ndikojnë në krijimin e një mjedisi që i motivon njerëzit që jetojnë dhe punojnë në vendin e tyre. Askush nuk e braktis vendin për kënaqësi, por për shkak të nevojës për të bërë një jetë më të mirë.

A mund të zëvendësohet popullisa me njërëz që vijnë nga vende të tjera?

Ne jemi pjesë e një botë te lirë, dhe siç ikin nshqiptarët në vende të tjera mund të vijën të tjerët këtu. Por tregu jonë i punës, pagat dhe kushtet social-ekonomike nuk janë të duhurat për të joshur emigrantë. Ka shumë kompani që kanë filluar të punësojnë njerëz që vijnë nga vende të largëta si India, por nuk mendoj se kjo do të jetë një zgjidhje afatgjatë. Shumë prej tyre Shqipërinë e shikojnë si një mundësi për të kapur Europën Perëndimore. Pastaj të pohosh se shqiptarët që ikin të zëvendësohen me indianë, bangladeshas apo filipinezë, pra ta shikosh këtë si zgjidhje, them që është një çmenduri politike.fjala.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular