Kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako ka dalë nga ambientet e SPAK, pas më shumë se dy orësh qëndrimi. Sako nuk ka pranuar të bëjë publike arsyen sepse u thirr në SPAK, ndërsa u shpreh se do të ruajë sekretin hetimor.
“Paraqitja ime në SPAK nuk ka lidhje me detyrën si kryetare bashkie, do të ruaj sekretin hetimor”, u shpreh Sako pas daljes nga SPAK.
Sako ka dhënë përgjigje mohuese lidhur me pyetjen nëse është thirrur për inceneraratorin e Tiranës.
Gjatë ditës së sotme në SPAK u paraqit edhe Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave.