17 fëmijë të fshatit SOS, të moshës 6-14 vjeç, janë tashmë pjesë e kursit artistik për pikturë në qendrën “We are kids”.
Ky projekt i veçantë u mbështet nga Credins bank, me qëllimin e zhvillimit të aftësive artistike si dhe pasionin e bukur të artit figurativ.
Credins do të jetë e motivuar gjithmonë për të ndihmuar jo vetëm talentet e reja, por edhe të fëmijëve që kanë nevojë për përkujdesjen tonë!