BallinaPolitikeRama deklaroi se Berisha nuk donte të nxirrte nga qelitë të burgosurit...

Rama deklaroi se Berisha nuk donte të nxirrte nga qelitë të burgosurit politikë në 90-ën, ish-kryeministri: Shpifje e radhës!

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kreu të qeverisë Edi Rama, i cili në podcast-in e tij “Flasim” deklaroi se lideri demokrat nuk donte të nxirrte nga qelitë të burgosurit politikë.

Por ish-kryeministri, në një postim në rrjetet sociale, e ka quajtur një “shpifje të radhës”, ndërsa theksoi se të burgosurit politik u liruan për shkak të protestave dhe u anëtarësuan në PD, si edhe u zgjodhën në strukturat e saj drejtuese.

“Sot Edi Rama nxorri në treg shpifjen e rradhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama. Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqiperisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik”, tha Berisha.

Ndërsa shtoi: “Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politik.”

Reagimi i Sali Berishës:

Reagim ndaj një shpifësi të shpërfytyruar!

Sot Edi Rama nxorri në treg shpifjen e rradhës. Sipas tij Sali Berisha nuk donte lirimin e të burgosurve politikë. Një shpifje të tillë banale nuk e ka nxjerrë nga goja njeri tjetër kurrë, përveç shpifësit të shpërfytyruar Edi Rama. Në dhjetor të vitit 1990 në burgjet dhe kampet e Shqiperisë kishte mijëra e mijëra të burgosur dhe të internuar politik.

Partia Demokrtatike në të gjitha protestat e saj në mbarë vendin doli me sloganin “Lironi vëllezërit tanë” dhe denoncoi në arenën ndërkombëtare mashtrimin e etërve të Edi Ramës se Shqipëria kishte vetëm 100 të burgosur politik.

Me protestat dhe denoncimet e saj arriti t’i imponojë regjimit lirimin e të burgosurve politik të cilet nga burgjet dhe kampet u anëtarësuan në radhët e PD-së dhe u zgjodhën në të gjitha strukturat drejtuese të saja.

Shpifjet dhe trillimet e Edi Ramës dëshmojnë thjesht pafytyrësi. Por pavarësisht nga kjo i kërkoj atij nëse i ka mbetur ndonjë grimcë njerëzore në amoralitetin e tij, të denojë firmat prej xhelati të babait të tij biologjik, piktorit kriminel Kristaq Rama, për varjen publike të poetit disident Havzi Nela dhe ekzektutimin e qytetarëve të thjeshtë të pafajshëm si kundërshtarë të diktaturës hoxhiste.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular