Ne Bibliotekën Qendrore të Bashkisë së Qytetit Selanik është bërë promovimi i novelës ‘Rikthimi’ i shkrimtares shumë të njohur të pas viteve 1990, Entela Kasi, përcjell KultPlus.
E pranishme në kë promovim ishte edhe Erida Dobrushi, Konsulle e Përgjithshme e Shqipërisë në Selanik e cila u shpreh se kjo novelë jep mundësinë të njihemi me një tjetër dimension të njohjes, përceptimit dhe të konceptit që kemi mbi realitetin që jetojmë.
“Prezenca e një autoreje si Entela Kasi në këtë panair të librit dhe përzgjedhja e romanit “Rikthimi” nuk janë aspak rastësore, edhe pse prezantohet në shqip. Por ky ndoshta është dhe momenti që të konsiderohet përkthimi i këtij libri në gjuhën greke, veçanërisht për lexuesin e Selanikut, një qytet me një histori unike të hebrejve deri në mesin e luftës së dytë botërore – Unë jam e sigurtë që ky libër do e gjejë lehtësisht lexuesin e vet – dhe do ketë lexues cilësor. Për tu kthyer te libri, sot, ne nuk prezantojmë një letërsi që provokon imagjinatën nëpërmjet stilistikës, përshkrimit dhe historisë (megjithëse ka shumë histori bardh e zi brenda tij) , apo që jep në formë klasike imazhin e një vendi dhe karaktereve që e përfaqësojnë.”
Ndërkaq, ky promovim u bë në kuadër të Panairit të librit në Selanik./KultPlus.com