BallinaKultureEntela Kasi dhuron botimin antologjik “18 histori hebraike” në Muzeun Hebraik të...

Entela Kasi dhuron botimin antologjik “18 histori hebraike” në Muzeun Hebraik të Selanikut     

Entela Kasi, gjatë ditëve të Panairit Ndërkombëtar të Librit në Selanik, pati një vizitë zyrtare në Muzeun Hebraik të Selanikut.

Ajo i bëri dhuratë Bibliotekës së Muzeut botimin antologjik “18 histori hebraike” (18 Jewish Stories) në gjuhën angleze, ku mes veprave të autorëve të huaj është përfshirë në këtë botim edhe ” Rikthimi” nga autorja Kasi.

Ky botim antologjik është realizuar nën kujdesin e shkrimtares dhe studiueses Nora Gold, themeluese e medias dhe botimeve Jewish Fiction. “18 histori hebraike” është botuar nga Academic Studies Press në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu ky botim është fitues i Çmimit të vitit 2023 në kategorinë – prozë antologjike. Njëkohësisht media si New York Times, Los Angeles Reviews of Books, etj, por edhe autoritete të kritikës botërore e kanë çmuar këtë botim si një prej veprave më të mira të vitit 2023. Shkrimtarja Entela Kasi në këtë vizitë të rëndësishme në Muzeun Hebraik të Selanikut ishte e shoqëruar nga stafi i Konsullatës së Shqipërisë në Greqi./ KultPlus.com

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular