Namir Lapardhaja: Nuk ka “prapanicë” liberale që shpëton kokën e Veliajt nga SPAK

0
127

Nga Namir Lapardhaja
Ata që çuditen pse në Bashkinë e Tiranës janë “martuar” dy femra dhe shprehin pakënaqësinë apo revoltën me Erjon Veliajn, ose janë naiv, ose e bëjnë thjesht për të justifikuar vetveten.

Së pari, Erjon Veliaj është investim i një axhende të tillë liberale, e cila është promovuese, mbështetëse dhe inkurajuese e akteve të tilla, ndaj shfaqja e tij në ‘evente’ të kësaj natyre nuk është gjë tjetër vetëm se ‘haraçi’ që ai duhet të paguajë për investitorët e tij.

Së dyti, më shumë se sa për Veliajn, këto ngjarje, që nisën këtë fundjavë për të thyer “barrierat” dhe për t’u bërë “normale” në të ardhmen, dhe ai të futet në histori si i pari kryetar bashkie në Shqipëri që e kurorëzoi një çift të tillë, duhet t’u hapin sytë priftërinjve dhe hoxhallarëve të Tiranës, të cilët bashkëpunimin me Veliajn e marrin si mbështetje ndaj komuniteteve të tyre, ndërsa e vërteta është që filozofia e tillë liberale dhe promovimi i axhendave të tilla, jo vetëm në vendin tonë, i shohin komunitetet fetare si pjesë të margjinalizuara të shoqërisë, të cilat duhen mbështetur njëjtë si ai ‘i martesave’ brenda së njëjtës gjini. Kjo qasje, më shumë se sa mbështetje, është feyese.

Së treti, Erjon Veliaj si një politikan thellësisht i korruptuar, me afera të mëdha që i kanë plasur, i thirrur në SPAK dhe në proces hetimi jo vetëm për inceneratorin e Tiranës, por edhe për skemën korruptive të 5D, i është dashur ta përdor këtë situata për ta çorientuar debatin publik dhe për largimin e vëmendjes nga të gjithë skandalet e tij dhe të Bashkisë së Tiranës.

Promovimi i ‘martesave’ brenda së njëjtës gjini, herët a vonë, do të shfaqej edhe në Bashkinë e Tiranës, për arsyet e lartcituara, mirëpo kokën e Veliajt dhe përballjen e tij me SPAK dhe drejtësinë nuk ka prapanicë liberale që e shpëton.

Nuk ka "prapanicë" liberale që shpëton kokën e