Gjykata kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi për të revokuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Po ashtu GJKKO nuk pranoi kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Në seancën e sotme, prokurorët e SPAK kanë paraqitur pretendimin se Berisha ka shkelur masën e sigurisë arrest në shtëpi duke futur në banesë dhe kontaktuar me ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetarët italian të RAI.
Ndërkohë avokati i tij, Genc Gjokutaj thotë se “kjo është lajthitje, pasi masa e sigurisë ndaj Berishës, nuk afekton në aktivitetin e ish-kryeministrit Berisha.
Berisha ka që në 30 dhjetor në arrest në shtëpi. Kjo është lajthitje e SPAK dhe gjykatës kundër krimit të organizuar. Vendimi është i tillë që arresti në shtëpi nuk afekton aktivitetin e liderit të opozitës.”