Një pasagjer është vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur në një fluturim të Singapore Airlines nga Londra në Singapor, pasi u godit nga turbulenca të forta.
Boeing 777-300ER me destinacion Singaporin, u ul në orën 15:45 me orën lokale, në Bangkok. Avioni mbante gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të stafit, tha linja ajrore në një deklaratë. “Singapore Airlines i ofron ngushëllimet më të thella familjes së të ndjerit”, thuhet në njoftim.
Linja ajrore shtoi se po punonte me autoritetet tajlandeze për të ofruar ndihmë mjekësore për pasagjerët dhe se po dërgonte një ekip në Bangkok për të ofruar çdo ndihmë shtesë të nevojshme. Autoritetet tajlandeze kanë dërguar ambulanca dhe ekipe emergjente në aeroportin Suvarnabhumi. Ende është e paqartë se çfarë ka ndodhur saktësisht në bordin e fluturimit. Turbulenca ndodhin gjatë një fluturimi, megjithatë incidente të rënda si ky janë të rralla. Ndonjëherë mund të parashikohet dhe pilotët informohen me radio me njëri-tjetrin për të dhënë paralajmërime të avancuara, por gjithashtu mund të vijë edhe papritur. Edhe pse është një fenomen i motit, turbulencat mund të ndodhin kudo dhe në çdo kusht.
Top Channel