Duke komentuar përballjen e kreut të SPAK Altin Dumani me deputetin e PD-së Flamur Noka, analisti Fitim Zekthi tha se ky i fundit është në konflikt interesi për shkak se Sali Berisha është nën hetim.
Sipas Zekthit, çfarëdo që të bëjë SPAK ërish Noka dhe deputetët e partisë që drejtohet nga Berisha, do të jenë në pozitë të vështirë.
“Flamur Noka është në konflikt interesi në përballjen me SPAK, pasi kryetari i partisë së tij, është në hetim nga SPAK.
Çfarëdo që të bëj SPAK, sikur të bëjnë edhe mrekulli, sërish Noka dhe deputetët e partisë që drejtohet nga Berisha, do të jenë në pozitë të vështirë.
SPAK sikur të arrestojë të gjithë kriminelët, sikur të vendosë Botën në paqe, Flamur Noka nuk mund ta thotë dot, se është në konflikt interesi”, tha Zekthi në emisionin ‘Open’.
Por eksperti i Sigurisë, Avenir Peka, tha se problemi që Noka dhe deputetët e PD-së, ngritën si shqetësim nuk ka lidhje me hetimin, por me masën e sigurisë.
“Sali Berisha është person që po hetohet, por nuk ka asnjë akuzë, që t’i vendoset një masë sigurie”, tha Peka.