Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.
Raportohet se një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave. Mjeti është në pronësi të një personi me mbiemrin Ibraliu.
Por fillimisht Fabjol Ibraliu është përplasur me makinat e tjera që ndesheshin në anë të rrugës.
Gazetari i Top Channel, Bledar Korrshi, raporton se po vijojnë kërkimet për të gjetur drejtuesin e mjetit, i cili nuk dihet se ku është.
Drejtuesi i mjetit ka dërguar babin në punë dhe më pas është nisur drejt punës së tij.
Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes. Në pamjet e siguruara shihet se makina ka dëme të shumta.