Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, Agron Llakaj jep lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gruas së tij: Gjysma ime më e mirë, iku drejt Parajsës

0
176

Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj ka dhënë lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të gruas së tij, Kostandina.

Bashkëshortja e artistit shqiptar vuante nga një sëmundje e rëndë dhe s’ka mundur ta fitonte dot betejën.

Ajo është ndarë nga jeta ditën e djeshme dhe lajmi i trishtë u dha nga aktori në një postim në rrjetet sociale ku shkruan se gjysma e tij më e mirë iku drejt Parajsës


Postimi i plotë

Pas nje beteje te gjate me nje semundje te rende…Gjysma ime më e mirë iku sot drejt Parajsës.

Me dhimbje të thellë ju njoftoj për ndarjen nga jeta të bashkëshortes time Kostandina,mami i Alkides dhe Enos, “Nina bukuroshe” e Adeas, nena e Teos dhe Brus.

Homazhet do të zhvillohen nesër në ‘Home Funeral Parajsa” (Ish-NShRAK-Tiranë). Ceremonia e varrimit në orën 15:00 në Varrezat e Sharrës’