BallinaSocialeInteligjenca artificiale në QSUT! Për herë të parë një pajisje që ndihmon...

Inteligjenca artificiale në QSUT! Për herë të parë një pajisje që ndihmon në diagnostikimin e problemeve në zorrë

spot_img
spot_img

E ndonëse spitali qendror ende nuk funksionon plotësisht dhe po kështu urgjenca e sëmundjeve të brendshme, inteligjenca artificiale ka mbërritur më parë se spitali i ri të rikthehet në normalitet.

Sipas fateve të përcaktuara, ky spital duhet të nisë funksionimin me kapacitete të plotë në fund të muajit maj.

Për herë të parë mbërrin një pajisje e inteligjencës artificiale në QSUT, në shërbimin e gastrohepatologjisë, çka do të ndihmojë mjekët për të diagnostikuar saktë problemet në zorrën e trashë.

Sistemi i inteligjencës artificiale është shumë i rëndësishëm në gastrohepatologjinë në egzaminimet endoskopike të sipërme dhe të poshtme, sepse përmirëson shumë cilësinë e diagnozës në endoskopi dhe ul mjaft paqartësinë endoskopike. Përmirëson paqartësinë e diagnozës”-shprehet Adrian Babameto, shefe e shërbimit të Gastrohepatologjisë.

Por a mund të zëvendësojë mjekun inteligjenca artificiale?

 “Sigurisht që punën e mjekut nuk e zëvendëson asgjë, sado në nivele të larta arrin shkenca, por në këto kushte inteligjenca artificiale na ndihmon, është sy që ndihmon për diagnozën”-shprehet mjeku Skerdi Prifti.

Vite e fundit është rritur numri i pacientëve të prekur nga tumore të kolonit .

Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular