BallinaAktualitetKeni frikë që mund të arrestohet Ilir Meta? Ja si përgjigjet Kryemadhi

Keni frikë që mund të arrestohet Ilir Meta? Ja si përgjigjet Kryemadhi

spot_img
spot_img

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në emisionin “Tempora” në RTV Ora tha se nuk kishte frikë fare për një arrestim të mundshëm të presidentit dhe bashkëshortit të saj, Ilir Meta.

Kryemadhi u shpreh se ai është i pastër si kristali.

Sonila Meço: Keni frikë që mund të arrestohet Ilir Meta?  

Monika Kryemadhi: Fare. Ka 15 vjet që do ta arrestojë Rama dhe disa të tjerë antishqiptarë. Sigurisht që nuk më takon të flas, por jam e detyruar ta them. Ka 15 vite që grupe të vogla antishqiptare, që kur Meta ka filluar betejën e tij për njohjen e Kosovës nga institucionet ndërkombëtare, që në kohën e luftës së Kosovës, duan ta arrestojnë. Ilir Meta prej vitesh ka qenë në shenjestrën e grupeve të caktuara antishqiptare që janë servirur si grupe të caktuara liberale, ose europaine, apo amerikane që prej vitesh kanë zhbiriluar në çdo gjë. Të jeni të bindur që Metës i kanë bërë vettting jo vetëm të vetes, por edhe të familjarëve, të të ëmës, të atit, motrës dhe njerzëve tanë deri në 7 breza. Ilir Meta është i pastër si kristali. Nëse do kishte një qime floku me të cilën mund të kërcënohej Meta, do ta kishte mbaruar këtë histori Fatos Nano kur ishte kryeministër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular