Ish-deputetja demokrate Dhurata Çupi e ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora u shpreh se kreu i demokratëve, Lulzim Basha është në marrëdhënie të vazhdueshme me ndërkombëtarët.
Dhurata Çupi: Kryesisht në muajt korrik dhe gusht ne do të jemi në aksionin tonë të plotë opozitar, ashtu siç kemi qenë në 6 vite. Do kemi nga të gjitha format dhe metodat e të protestuarit, në qytete, në Tiranë.
“PD është partia e parë opozitare dhe është udhëheqëse e opozitarizmit në një periudhë 6 vjeçare. PD është në kontakte me ndërkombëtarët sepse PD është vokacioni më perëndimor. Është e lindur dhe e ardhur nga ky vokacion. Është partia edhe e marrdhënieve ndërkombëtare dhe komunikimit me ndërkombëtarët. Është në kontakte të vazhdueshme dhe në marrdhënie të përditëshme me ndërkombëtarët, por vendi ynë është këtu dhe zgjidhja është në vendin tonë. Zgjidhja është me qytetarët, me shqiptarët. Basha është në marrëdhënie të vazhdueshme me ndërkombëtarët. Ka takime të vazhdueshme”.