Sot u përcoll në banesën e fundit poeti i njohur korçar, Skënder Rusi. Ja fjalët prekës ne poezi të birit Erisit

0
163

Sot eshte përcje në banesën e fundit në orën 14:00, në moshën 72-vjeçare poeti i njohur korçar, Skënder Rusi.

Pas humbjes së të atit, i biri, Eris Rusi, ka shkruar disa vargje prekëse për të atin.

Sot ne mengjes mora pak kohe te takoja babain tim, poetin Skender Rusi. Qeshem pak bashke, e pastaj ika me nxitim, siç eshte jeta, iluzioni jone. Nuk e perqafova, do kthehesha ne dreke perseri.

Tani babai im ka mbyllur syte, e puth e ia ledhatoj floket, aq i qete e mire duket. Por ne mendje, me fshikullojne vargjet e tij, qe i kishte per vete, i kishte per mua, i kishte per cdo lexues.

TIM ETI, DY FJALË

Ku do të shkosh kështu,

me këtë kostum të ri?!

Me këto këpucë të reja

ku do të ecësh!?

Atje lart në qiell,

me kë ke lënë takim,

Dhe ne s’na ke thënë

e vazhdon të heshtësh!

Çdonjërin nga ne qielli lart e pret,

Këtë e kemi ditur që në lindje!

Ato këpucë veç një herë vishen,

Veç këtë çast kur je nisur për ikje!

Te dua bab’!