BallinaSportArmand Duka: Me Italinë do të jetë ndeshja e jetës, pres një...

Armand Duka: Me Italinë do të jetë ndeshja e jetës, pres një “mur të kuq” në stadium

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe nënkryetari i UEFA-s, Armand Duka , ka dhënë një intervistë ekskluzive për mikrofonat e “Sky Sport” direkt nga “Wembley”, ku do të ndjekë finalen e Champions League mes Real Madrid dhe Borussia Dortmund të mbrëmjes së sotme.

Konsideratat e tij të para u rezervuan për ndeshjen e sotme:

”Ndeshjet e Champions League janë festa më e bukur që mund të përjetojmë. Ne presim ndeshjen më të mirë të sezonit para Kampionatit Evropian. Le të shohim se kush nga skuadrat do të fitojë.”

Një parashikim mbi rezultatin:

” Të gjithë mendojnë se Real Madridi do të fitojë, por unë nuk mendoj kështu. Nëse ju kujtohet finalja e vitit të kaluar, të gjithë menduan se Siti do të fitonte lehtësisht, por nuk ishte kështu, mendoj do të jetë një ndeshje e vështirë , Reali është një ekip me përvojë, por Dortmundi ka bërë mirë dhe mund të krijojë probleme, mund të fitojë edhe trofeun. ”

Më pas ka vend për disa mendime për ndeshjen e grupeve të Europianit 2024 mes Italisë dhe Shqipërisë:

“Ndeshja më e rëndësishme e jetës sonë do të luhet në Dortmund. Marrëdhëniet tona me Italinë janë të veçanta, shumë shqiptarë jetojnë në Itali. Do të jetë një ndeshje speciale. Në Xhenova, në ndeshjen miqësore të disa viteve më parë, tifozët tanë kënduan himnin italian.”

Duka vazhdon:

“ Në “Signal Iduna Park” presim një mur të kuq , mendoj se më shumë se gjysma e tifozëve do të jenë shqiptarë, është një nga ndeshjet me më shumë kërkesa për bileta, e dyta pas Gjermani-Zvicër. E dimë se çfarë kundërshtari do të gjejmë , ata janë skuadër e mirë, Italia është kampione në fuqi.”

Më pas përfundimi i arsyetimit dhe një shpresë:

” Italia është gjithmonë ndër favoritët në Kampionatin Europian, është gjithmonë aty dhe mund të fitojë. Ata janë një ekip historik, kampion europian, me cilësi, por lojtarët tanë janë të përgatitur. Italia është favorit, shpresoj që të festojmë në Dortmund.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular