BallinaKryesoreVIDEO/Reali në majën e Europës, tifozët “e djegin” në sheshin kryesor të...

VIDEO/Reali në majën e Europës, tifozët “e djegin” në sheshin kryesor të Madridit

Real Madrid triumfoi 0-2 ndaj Dortmund në Uembli, në finalen e madhe të Champions League. Madrilenët kurorëzuan në mënyrë perfekte një sezon fantastik, një trofe i merituar. Menjëherë pasi Los Blancos fitoi për herë të 15-të trofeun e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, tifozët e Realit nisën festën.

Mbështetësit e kampionëve të Europës krijuan një atmosferë të zjarrtë në sheshin kryesor në qëndrën e Madridit, ku nuk munguan këngët, flamujt dhe fishekzjarret. Nata ishte e gjatë për tifozët, të cilët festuan deri në orët e para të mëngjesit. Mediat në Spanjë nuk e saktësojnë, por siç shihet nga pamjet, bëhet fjalë për një numër të jashtëzakonshëm të atyre që ishin në shesh.
Përkrahësit e skuadrës spanjolle kanë qenë bashkëdhëtare të skuadrës, gjatë gjithë këtij sezoni të suksesshëm.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular