Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike ditën e sotme në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Mësohet se shtetasi me iniciale A.P., 60-vjeç, ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar aksidentalisht teksa ishte duke lyer banesën e tij.
Njoftimi i policisë
Më datë 02.06.2024, në Kombinat, në rrugën “Besim Alla”, duke punuar (lyer) në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar shtetasi A. P., 60 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.