BallinaKronikeNdërhyri për të shpëtuar nënën nga duart e të atit që po...

Ndërhyri për të shpëtuar nënën nga duart e të atit që po e dhunonte, por djali goditet me thikë nga babai! Si ndodhi ngjarja

spot_img
spot_img

Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Korçë, ku një 40-vjeçar është plagosur me thikë nga i ati

Mësohet se i plagosuri me iniciale Gj. P., kishte ndërhyrë për të shpëtuar nënën e tij nga duart e të atit, i cili po e dhunonte, por ky i fundit e ka goditur me thikë në dorë.

40-vjeçari u dërgua në spital ndërsa babai i tij me iniciale N.P., u shoqërua në komisariat.

Njoftimi i poicisë:

Korçë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 10, Korçë, në banesë, shtetasi N. P., gjatë një konflikti dyshohet se ka dëmtuar në dorë me mjet prerës (thikë), djalin e tij shtetasin Gj. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spital.

Autori i dyshuar ndodhet i shoqëruar në komisariat, ku do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular