BallinaAktualitetQiell i vranët dhe i nxehtë afrikan! Të shtunën termometri shënon vlerat...

Qiell i vranët dhe i nxehtë afrikan! Të shtunën termometri shënon vlerat kulminante

spot_img
spot_img

ava e parë e qershorit do të jetë me qiell të vranët, por temperaturat do të jenë të larta. Meteorologia Lajda Porja shpjegon për “Aldo Morning Show” në Tv Klan se atmosfera e lagësht do të bëjë që ta ndiejmë më shumë temperaturën e lartë.

I nxehti afrikan nis që nesër dhe deri në ditën e enjte temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë,  ndërsa më të lartat do të regjistrohen të shtunën që arrijnë 37 gradë.

Lajda Porja: Ka startuar, siç e kemi parë, qershori me temperatura të larta, edhe pse kemi parë që nuk është qielli total i pastër dhe në fakt kështu do të jetë duke qenë se atmosfera është e ngarkuar me lagështirë pas një jave me reshje pothuajse çdo ditë, edhe pse të pakta dhe jo problematike, të paktën deri ditën e enjte dhe të premte  qielli do të jetë kështu, për disa qytete, në pjesën më të madhe edhe pse moti do të jetë i nxehtë sepse presim temperatura deri 35 gradë deri ditën e enjte, do të kemi vranësira prezente. Sot do të ketë reshje të pakta, janë të papërfillshme. Mund të quhet edhe një ditë pa shi. Momente me pika shiu do të ketë kryesisht zona perëndimore përfshirë Tiranë, Elbasan, Fier, Durrës. Janë reshje të papërfillshme dhe pastaj nga dita e martë e deri në mesjavë, moti do të jetë i kthjellët, do të ketë reshje të pakta në zonën juglindore. Presim që i nxehti afrikan i cili do të futet që nga nesër duke bërë që temperaturat më të larta të regjistrohen ditën e shtunë, ku qarku i Elbasanit, Beratit, Lushnje e Fier, temperatura 36-37 gradë…

Aldo: Qenka për Pogradec!

Lajda Porja: Edhe në Pogradec do të kemi temperatura 30-31 gradë.

Aldo: Po në Theth?

Lajda Porja: Atje pa diskutim që është relativisht më freskët. Temperaturat në zonat malore, më të thella janë rreth vlerës 27-28. Pritet që të paktën deri nga mesi i muajit të mbetemi nën ndikimin e kësaj vale të të nxehtit. Qielli do të jetë me kthjellime, vranësirat do t’i kemi të pranishme duke qenë se lagështira  është e lartë, sikundër themi, vapa ndihet më shumë, 4-5 gradë më shumë e ndiejmë. Nëse valët e të nxehtit do të vinin me një qiell të pastër, temperaturën pak a shumë do ta ndienim 35 sa shënohet. Meqenëse kemi edhe lagështirën, trupi i njeriut e ndien 4-5 gradë më shumë./tvklan.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular