Programi i PD “Pasaportë Sigurie” për shqiptarët. Pse u shqetesua politika?

0
396

Skerdilaid Sulozeqi
Partia Demokratike e Shqipërisë dhe ekipi i saj prezantoi dhe shpalosi programin elektoral të shtunën e 1 Qershorit, një program mjaft ambicioz.

Ishte kryetari Lulzim Basha, i cili në mes shumë mbështetësish, prezencë të medias e partnerësh, prezantoi punën e specialistëve më të mirë vendas e të huaj dhe doli para shqiptarëve me një pasaportë ideologjike bio të djathtë.

Partia Demokratike dhe Lulzim Basha bën një hap cilësor para partive të tjera politike, një hap shumë të rëndësishëm e bindës, me një program sfidues ku shqiptarët e demokratët do të dijnë se pse do duhet të votojnë Partinë Demokratike si alternativë e qendrës së djathtë.

Pse është kaq i rëndësishëm programi elektoral i Partisë Demokratike?

Programi elektoral është dokumenti kryesor që identifikon partitë politike në fushata zgjedhore. Në teori ai është vetë projekti qeverisës. Programi elektoral është nocion derivat i “kontratës sociale”, që filozofët e mëdhenj si Locke dhe Rousseau e identifikuan si parim qëndror të teorisë së shtetit.

Në traditën politike bashkëkohore, programet zgjedhore adoptohen nga partitë solemnisht në konventa ose kongrese elektorale. Përmes afishimit dhe propagandimit të tyre në media dhe takime elektorale, forcat politike i komunikojnë zgjedhësve qëndrime të rëndësishme që ato marrin lidhur me politikat ekonomike të vendit, ato sociale, vendore, ligjin, arsimin, shëndetësinë, sigurinë kombëtare, politikën e jashtme, çështjet e integrimit etj.

Përpos interesit publik të padiskutueshëm, programet zgjedhore janë shumë të rëndësishme edhe për vetë partitë apo koalicionet, pasi vlerësimit apo kontrastimit të tyre, subjektet zgjedhore theksojnë dhe bëjnë të dallueshme diferencat që kanë ndaj njëra-tjetrës. Nëse nuk do të ekzistonin programet zgjedhore, ballfaqimi i alternativave do të ishte një shumësi pohimesh, premtimesh etj.

Në kushtet kur partitë politike tentojnë gjithmonë e më shume të zbehin diferencat ideologjike që vijnë nga tradita e tyre, gjithë sa mbetet për një vlerësim sa më afër objektives të synimeve politike që ato kanë kur të jenë në qeverisje, janë pikërisht programet elektorale. Premtimet që ato përmbajnë mund të konsiderohen si “pasaporta e sigurisë” që iu lihet në dorë zgjedhësve për të aksesuar të mirat publike, që një forcë politike do të realizojë nesër në pushtet për t’a, falë investimit politik të zgjedhësve përmes instrumentit demokratik të votës.

Partia Demokratike doli me një “pasaportë sigurie” qeverisëse për qytetarin shqiptar:

1. FONDI PËR MIRËQENIEN E FAMILJES:

2,000 për çdo bebe. 20 mijë euro për femijën e trete 30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

2. MENDJE E SHËNDOSHË, TRUP I SHËNDOSHË: Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjecare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16:00.

3. NEXTGEN: Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës. Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.

4. FLAT TAX 9 %

Taksa e sheshtë 9 %

5. PROFESIONET E LIRA TATIM 9%

6. REFORMA E PRONËS! Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

7. MBËSHTETJE PËR FAMILJET FERMERE Çdo vit do të akordohen 100 milion euro subvencion direkt për bujqësinë dhe blegtorinë 50 milion euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë Përfitues 150 mijë fermerë.

8. PENSIONET RRITJE DHE BONUS PERIODIK

9. STATUSI I TË PËRNDJEKURIT Me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.

10. SHQIPTARËT PËR SHQIPËRINË: 5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin nje profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.

11. KRIJOHET Xhandarmëria Kombëtare

12. NJËSIA E ZBULIMIT DHE RIKUPERIMIT TË PASURISË SË VJEDHUR: për të gjitha pasuritë e vjedhura shtetit/publikut

13. GJYKATA E AUDITIT

14. Shteti merr persiper të zerojë çdo detyrim të qytetareve në problematikat me natyrë administrative në raport me institucionet e shtetit.

15. UDHËTIMI PA VIZA NË AMERIKË BRENDA MANDATIT

Pas prezantimit të programit prej specialistëve më të mirë të Partisë Demokratike, tezave dhe shtyllave ku ajo mbështet reagimet e grupimeve politike ishin nga më të ndryshmet, e dukshëm të shqetësuar kërkuan të hedhin baltë mbi programin më të guximshëm të 3 dekadave të fundit, pasi asnjë konkurent politik nuk ka program, e aq më tepër kundrejt kësaj veprimtarie programore, e cila do e dërgojë vendin në një nivel tjetër qeverisës.