BallinaSportNjë gol çdo 4 ndeshje, Broja hyn në 20-shen e golashënuesve më...

Një gol çdo 4 ndeshje, Broja hyn në 20-shen e golashënuesve më të mirë në historinë e Kombëtares

spot_img
spot_img

Armando Broja hapi serinë e golave për Shqipërinë në ndeshjen miqësore që kuqezinjtë fituan me rezultatin 3-0 përballë Lihtenshtejnit. Duke bërë një gjë të tillë, Broja ia doli që të hynte mes 20 golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve në historinë e përfaqësueses tonë.

Ky ishte goli i pestë i Brojës me fanellën kuqezi, në 20 ndeshje të luajtura deri tani me të dhe që e pozicionon në vendin e 17 në renditjen e të gjitha kohëve, me po aq gola të shënuar sa Përnaska, Vata, Uzuni, Roshi e Lenjani.

Ndërkohë, për Jasir Asanin, goli ishte i 4-ti në 12 ndeshje të luajtura, duke u ngjitur në vendin e 23-të të kësaj renditje të historisë kuqezi. Kurse Ernest Muçi, i cili shënoi golin e tij të tretë me Kombëtaren në ndeshjen e 10 të luajtur me këtë fanellë, është ngjitur në vendin e 28 në renditjen e të gjitha kohëve me përfaqësuesen. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular