BallinaAktualitetSi lindi ideja për të kandiduar si eurodeputet? Ja si përgjigjet Muharrem...

Si lindi ideja për të kandiduar si eurodeputet? Ja si përgjigjet Muharrem Saliu

Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe një sipërmarrës shqiptar kandidon për eurodeputet në Itali.

Muharrem Salihu ishte në një intervistë mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” në TV Klan. Ai ndau më tepër detaje nga kandidimi i tij si eurodeputet.

Fevziu: Në cilat zona të Italisë kandidon, janë katër zona apo jo?

Salihu: Emilia-Romagna, Veneto, Friuli-Venezia Giulia, Trentino Alto-Adige.

Fevziu:  Këto janë të katërta zonat?

Salihu: Këto janë katër rajonet, që bëjnë një njësi zgjedhore.

Fevziu: Pse vendose të kandidoje për eurodeputet?

Salihu: Nuk vendosa une, kjo ishte e natyrshme. Ishte pjesë e rrugëtimit.

Fevziu:  Është e vërtet që angazhimi politikë  ka ardhur për të ndihmuar Luginën?

Salihu: Ajo më ka marrë shumë kohë nga jeta ime edhe për faktin se nuk jam shkëputur asnjëherë domethënë.

Fevziu: Ishte ide e jotja apo të shtyu komuniteti apo politikanët për tu angazhuar?

Salihu: Jo, ishte ide e imja, por nuk e prisja se do ta përkrahin italianët sepse partitë politike që kam bashkëpunuar më kanë ofruar kyçje në politikë qëndrore por nuk kam pranuar.

Fevziu: Pse? Cfarë ndryshon me të qënit eurodeputet?

Salihu: Sepse problemet që lidhen me rajonin mendoj se do zgjidhen në bashkisinë evropiane, në Parlamentin Evropian.

Fevziu: Shqiptarët e komunitetit si e kanë pritur?

Salihu: Me shumë entuziazëm. Unë nuk e prisje këtë përkrahje kaq të madhe. Shpejt u përhapë si lajm dhe më përkrahin nga të gjitha anët. Nuk hap dot telefonin sepse ka shumë kërkesa “Na tregoni ku jeni? Si mund t’ju ndihmojmë?”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular