BallinaAktualitetDo hapnin biznes bashkë, dhëndri i pronares të hotel "Greccia" rrëmbeu dhe...

Do hapnin biznes bashkë, dhëndri i pronares të hotel “Greccia” rrëmbeu dhe ekzekutoi recepsionistin në Dhërmi

spot_img
spot_img

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak minuta pas mesnatës së kësaj të enjteje në Dhërmi.

Autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Gerald Shehu nga Tepelena dhe me banim në Angli.

Gerald Shehu, i cili është njëkohësisht dhëndri i pronares “Hotel Greccia” në Dhërmi, si dhe pronar i restorantit në këtë hotel, dyshohet se ka rrëmbyer recepsionistin nga Tirana, 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, i cili kishte shkuar aty për të punuar gjatë sezonit veror.

Siç mëson Voxnews.al, Shehu e ka rrëmbyer recepsionistin dhe e ka dhunuar, ndërsa rreth orës 00:30 dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri duke e ekzekutuar. Trupi i pajetë i 31-vjeçarit nuk është gjetur ende.

31-vjeçari dhe autori i dyshuar që e ka qëlluar kanë qenë shokë me njëri-tjetrin. Kohët e fundit ata kanë shkuar për të hapur një biznes bashkë si dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja.

Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur gjurmë gjaku. Pamjet filmike nuk janë të qarta se si është larguar 31-vjeçari.

Policia dyshon se pas krimit, Shehu, i cili është baba i një vajze dhe jeton me dokumente të rregullta në Britani, është larguar drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Qafë-Botës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular