Një 35-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe në Vlorë, ku i riu humbi kontrollin mbi drejtimin e motorit dhe është rrëzuar duke ndërruar jetën në vend.
“Rreth orës 03:15, në fshatin Babicë e Madhe, shtetasi F. R., 35 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, ku si pasojë është rrëzuar dhe ka humbur jetën në vendngjarje”, thotë policia.
Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.