BallinaKryesoreRama zbulon datën e mbledhjes së Kongresit të PS: kemi 93 mijë...

Rama zbulon datën e mbledhjes së Kongresit të PS: kemi 93 mijë anëtarë të regjistruar

Kryeministri Edi Rama tha se Kongresi i PS do të mbahet në datën 20 korrik.

Në mbledhjen online të Asamblesë së PS, kryeministri u shpreh se janë rritur ndjeshëm anëtarët e rinj të PS.

Sipas tij deri tani janë regjistruar 93 mijë anëtarë të rinj, pa llogaritur, sipas tij 7 mijë të tjerë që i janë bashkuar PS pas mbylljes së procesit të regjistrimit.

Rama: Arsyeja kryesore e kësaj mbledhje është që pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve për kongresin, të miratojmë vendimin për thirrjen e kongresit të PS në 20 korrik. Aktualisht mund të jemi të inkurajuar nga fakti se në këtë proces kemi pasur një rritje të anëtarësisë aktive. Ndërkohë që kemi pasur edhe një pjesëmarrje domethënëse në zgjedhjet që u zhvilluan me parimin një anëtar një votë për delegatet e kongresit të ardhshëm të PS. Kemi 93 mijë anëtarë të regjistruar dhe të identifikuar si të tillë në territorin e Shqipërisë, pa llogaritur 7 mijë të tjerë që i janë bashkuar PS pas mbylljes së këtij regjistrimi. Nga 93 mijë anëtarë të regjistruar kemi pasur një proces me 79350 zgjedhës, pra rreth 78.6 e trupës së anëtarëve të regjistruar morën pjesë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular