Lulzim Basha mblodhi sot për më shumë se dy orë strukturat partiake, për të diskutuar mbi vendimin e Gjykatës së Apelit që i dha Sali Berishës vulën dhe logon e PD.
Në përfundim të takimit, Basha tha se do të zhvillohet edhe mbledhje e Kolegjit të kryetarëve.
Ai nuk bëri asgjë të ditur në lidhje me ndonjë vendimmarrje.
“Kemi ecur me mbledhjen e kryesisë, por nuk e kemi përfunduar. Do ti bashkohemi kolegjit të kryetarëve. Gjithçka që ju thashë kur hyra vazhdon të qëndrojë. Do vazhdojmë takimet me kolegjin e kryetarëve dhe kryesinë”, tha Basha.
Para nisjes së mbledhjes Basha u shpreh për gazetaret se beteja nuk bëhet për logo apo për karrige, por për idealet e demokratëve.
Ai tha se nuk komenton vendimin e gjykatës, por u shpreh se do të diskutohet për hapat e mëtejshëm, nëse do të çojnë apo jo në Gjykatën e Lartë.
Ndërsa i pyetur për mundësinë e krijimi të një force të re politike, Basha nuk dha një përgjigje direkte.