BallinaPolitike“Po konsiderohet edhe rekursi”- Humbi vulën dhe logon e PD, Basha flet...

“Po konsiderohet edhe rekursi”- Humbi vulën dhe logon e PD, Basha flet nëse do të krijojë apo jo parti të re: Vendimet duhet të jenë serioze

spot_img
spot_img

Lulzim Basha tha se vendimi se çfarë do të ndodhe me grupin e tij do të merret pas konsultimeve që ai do të bëjë me demokratët. Në një prononcim për gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, Basha u shpreh se po konsiderojnë edhe mundësinë e rekursit në Gjykatë të Lartë.

Sipas tij, juristët kanë konstatuar se vendimi është i padrejtë dhe i pabazuar në ligj.

I pyetur për mundesine e krijimit te nje partie te re, Basha u pergjigj: Unë ndikohem demokrat dhe si demokrat bashkë me kolegët kemi një përgjegjësi që ketë betejë e bëjmë për vlerat e demokratëve. Jemi në një situtë ku duhen marrë vendime serioze. Partneriteti ynë është më shqiptarët dhe demokratët dhe me partnerët euroatlantik.

Pyetje: Parti të re apo betejë ligjore?

Basha: Ajo që kemi vendosur është që të mos lemë askënd jashtë. Ka me mija demokratë që besojnë si ne. Bashkë me demokratët do gjejmë rrugët më të mira për ta cuar përpara këtë vizion. Nuk kemi ndërmend të biem pre e kësaj loje. Shqiptarët dhe demokratët duan të dinë si të largojmë këtë qeveri.

Pyetje: A jeni për krijimin e një partie të re?

Basha: Unë ndikohem demokrat dhe si demokrat bashkë me kolegët kemi një përgjegjësi që ketë betejë e bëjmë për vlerat e demokratëve. Jemi në një situtë ku duhen marrë vendime serioze. Partneriteti ynë është më shqiptarët dhe demokratët dhe me partnerët euroatlantik.

Pyetje: Është hedhur ideja e rekursit dhe a po konsiderohet?

Basha: Po është hedhur dhe po konsiderohet nga juristët, ka një konstatim juridik që vendimi është i padrejtë i pabazuar në ligj.

Kauza jonë nuk është kauzë që sjell rreth vetes ushtarë të kryetarit, zyrtarë apo ish zyrtarë të korruptuar. Vemje apo servilë. Angazhimi ynë është për një Shqipëri më të mirë. Për një Shqipëri që meriton më shumë.

Pyetje: Keni frikë ndaj largimeve të strukturave?
Basha: Strukturat janë në një mendje, prioriteti ynë është angazhimi  për një Shqipëri të mirë dhe në funksion të kësaj do marrim të gjitha vendimet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular