BallinaKryesore“Bëj tifo për Italinë”, Edy Reja: Kujdes Bajramin, rreziku kryesor…kundërsulmi

“Bëj tifo për Italinë”, Edy Reja: Kujdes Bajramin, rreziku kryesor…kundërsulmi

spot_img
spot_img

Edy Reja është një profil që tërheq vëmendjen e mediave italiane në çdo moment, për më tepër tani, përpara sfidës Itali-Shqipëri, kjo për shkak të kaluarës së tij si trajner i përfaqësueses kuqezi. Në një intervistë për Corriere dello Sport, Edy Reja analizoi në detaje këtë përballje, sigurisht duke zbuluar më shumë detaje rreth Shqipërisë. Komenti i parë shkoi për pasuesin e tij, Sylvinho:

“Është i zoti, ka bërë një punë të madhe duke arritur objektivin, u kualifikua me meritë si të parët në një grup me Republikën Çeke dhe Poloninë. Gjeti dhe një bazë të mirë, ishin të gjithë lojtarët e mi, përjashto këtu Arbër Hoxhën. Ramadani, Asllani, Gjimshiti, Mitaj. Bajramin e binda të vinte te Shqipëria. Broja ishte i ri, Manaj është një tjetër krijesë e imja. A bëj tifzo për Shqipërinë? Unë jam italian, i kam “azzurrët” në zemër, por kam afeksion dhe simpati për shqiptarët, do të më pëlqente nëse do të bënin një figurë të mirë, por do të bëj tifo për Italinë, e njoh edhe Spallettin.

Corriere

Çfarë duhet të presim nga kjo sfidë? Shqipëria nuk duhet nënvlerësuar, është rritur shumë në raport me 2016, është një skuadër e fortë nga pikëpamja karakteriale. Do të jetë e vështirë t’i nxjerrësh jashtë. Spalletti duhet të shikojë Bajramin mes linjave, nuk e di nëse do ta mbulojë Cristante apo Jorginho. Shqipëria mbrohet me tetë lojtarë, nuk të lënë shumë hapësira. Lojtarët e krahut, Asani, Hoxha ose Seferi përpara Brojës, janë të gjithë të shpejtë. Të tjerët si Hysaj dhe Ismajli luajnë në Serie A. Ata e njohin filozofinë tonë, mënyrën tonë të luajturit. Me Spanjën dhe Kroacinë ky është një grup i komplikuar për Italinë, por edhe Shqipëria ka shanse, kjo do të jetë një sfidë decizive. Në Dortmund do të jenë 15-20 mijë tifozë shqiptarë, do të vijnë nga e gjithë Evropa, do të ketë një entuziazëm të paparë.

Rreziku kryesor për Italinë? Kundërsulmi. Nëse do t’i lejojmë hapësira do të na bëjnë keq. Broja duket se ka ardhur me mendjen e duhur”, u shpreh ndër të tjera Edy Reja në analizën e tij për Corriere dello Sport.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular