BallinaKryesoreShtyrja e seancave të Kuvendit në Shqipëri për Europianin bën bujë në...

Shtyrja e seancave të Kuvendit në Shqipëri për Europianin bën bujë në Spanjë. “AS” e quan skandal: Paralizohet jeta politike

spot_img
spot_img

Vendimi i Kuvendit për të ndryshuar datat e seancave parlamentare në javën që përkon me ndeshjet e Kombëtares shqiptare të futbollit ka sjellë protesta në vendin tonë, por edhe ka bërë bujë jashtë kufijve të Shqipërisë.

E përditshmja spanjolle sportive “AS” i ka kushtuar një artikull kësaj situate të krijuar së fundmi, duke e cilësuar si skandal, ashtu siç e ka etiketuar në titull. ‘Skandal në Shqipëri: Europiani paralizon politikisht vendin”.

“Deri Kuvendi, parlamenti shqiptar, ka ndryshuar në mënyrë radikale planet për shkak të futbollit. Sipas shtypit lokal, një pjesë e madhe e 140 deputetëve që përbëjnë këtë parlament, do të udhëtojnë drejt tokës gjermane dhe për këtë arsye seanca plenare u zhvillua të mërkurën dhe jo të enjten siç ndodh zakonisht. Shumë prej tyre udhëtojnë me makinë dhe do u duhet më shumë se një ditë për udhëtimin.

Shumica e përfaqësuesve politikë do ta ndjekin ndeshjen në tribunat e stadiumit të Dortmundit. Dhe jo vetëm kaq. Në parim, të njëjtët deputetë do të qëndrojnë për dy duelet e tjera të grupit, kundër Kroacisë në Hamburg më 19 dhe kundër Spanjës në Dyseldorf, në datën 24. Për këtë arsye javën e ardhshme nuk do të ketë seancë plenare në Kuvend dhe kjo ka shkaktuar një skandal të vërtetë mes disa anëtarëve të opozitës.Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i kërkoi mazhorancës së kryesuar nga kryeministri Edi Rama sqarime për këtë “shkelje të rregullores”. “Është e mërkurë dhe ju keni vendosur ta trajtoni Kuvendin si dyqanin tuaj personal. Në cilësinë e drejtuesit të seancës, do të duhet t’u sqaroni qytetarëve se përse zgjodhët një arsye fyese pse seanca është zhvendosur nga e enjtja në të mërkurë. Ju keni detyrimin, sepse keni marrë një vendim të njëanshëm pa u konsultuar me opozitën. Nëse kjo është arsyeja, është një veprim i turpshëm dhe ne distancohemi nga ajo arsye banale””, shkruhet në artikullin e “AS” që i kushtohet kësaj teme.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular