Flutura Açka kundër bashkimit me Berishën: “Partia” ime është SPAK!

0
91


Deputetja e PD-së për qarkun e Elbasanit, Flutura Açka, thotë se partia e saj është SPAK. Ftesën e Berishës për bashkim, Açka nuk e ka pranuar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, e prerë në komentin e saj, Açka për vendimin e Apelit që i dha vulën dhe logon e PD-së Berishës, shkruan se kryeministri Edi Rama e zgjodhi aleatin e vet.

”Edi Rama zgjodhi kundërshtarin e vet politik, edhe pse në demokraci nuk e zgjedh dot. Thjesht e ke. Unë zgjodha aleatin tim: SPAK-un. Sa mijëra e mijëra mendojnë si unë? Ajo është, pra, PARTIA IME”,-shkruan Açka.