BallinaPolitike‘’33-vjetori e gjeti PS-në të shëndetshme’’, Lavdrim Krashi: Anëtarësimet e reja janë...

‘’33-vjetori e gjeti PS-në të shëndetshme’’, Lavdrim Krashi: Anëtarësimet e reja janë sukses, mendimet ndryshe janë të mirëpritura

Lavdrim Krashi, deputet i Partisë Socialiste i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24, ka folur rreth 33-vjetorit të PS.

Krashi është shprehur se PS u ka shërbyer për shumë kohë qytetarëve shqiptarë dhe se përgjegjësia më e madhe janë shërbimi i ndaj tyre.

Më tej Krashi u shpreh se në 33-vjetorin e Partisë Socialiste kjo festë e gjeti partinë të shëndetshme dhe një vend ku mirëpriten edhe mendimet ndryshe.

PS ka ende shumë për të dhënë dhe për ti ofruar Shqipërisë, ndërkohë sa i përket demokracisë, mund të them që PS është partia më demokratike, tha Krashi.

Këtë e them sepse shërbimi për qytetarët ka qenë i njëjtë për qytetarët që kanë votuar për PS, për ata që votuan kundër por edhe për një pjesë që nuk ka votuar fare, u shpreh deputeti Krashi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular