Një 62-vjeçar është vënë nën hetim nga policia pasi ka dëmtuar fshirëset e xhamave të 30 makinave në disa zona të Tiranës. Blutë arritën që ta identifikojë autorin dhe ta shoqërojnë në Komisariatin e Policisë Nr.3.
Dyshohet se 62-vjeçari vuan nga problemet e shëndetit mendor. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.