BallinaKryesoreIberikët e nisin “furishëm”, Spanja mposht Kroacinë me 3 gola dhe kryeson...

Iberikët e nisin “furishëm”, Spanja mposht Kroacinë me 3 gola dhe kryeson grupin B

spot_img
spot_img

Spanja fitoi përballjen e parë për Grupin B, atë përballë Koracisë, 3-0. Një pjesë e parë e dominuar nga “La Roja”, të cilët e mbyllën fraksionin e parë në epërsinë e tre golave. Golat për spanjollët u realizuan nga Morata në minutën e 29-të, Fabian Ruiz në 32’ dhe Carvajal në minutën e fundit të kohës shtesë të pjesës së pare.

Kroacia nuk pati mundësinë për t’u rifutur në lojë, pavarësisht aktivizimit të Persisiç, Pasaliç dhe Petkovië në pjesën e dytë.
Për t’u theksuar fakti se kroatët humbën edhe një 11-metërsh, me Bruno Petkoviç, që u tregua I pasaktë nga pika e bardhë, pasi goditja e tij u prit nga portiere Simon. Më pas me vijimin e aksionit ai e shtyu topin drejt rrjetës, por ishte VAR, që anuloi golin për pozicion të parregullt
Spanja qarkulloi topin, duke administruar në këtë mënyrë rezultatin e pjesës së parë.

Spanja pas fitores ngjitet në kuotën e 3 pikëve në krye të grupit, në pritje të sfidës së mbrëmjes, asaj mes Italisë dhe Shqipërisë. Ndërkohë që për të besuarit e Zlatko Daliç, sfida e 19 Qershorit, ajo përballë Shqipërisë, kthehet në një sfidë deçizive, për vijimin e rrugëtimit në këtë Euro 2024.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular